​Basha: Me Presidentin, Rama e
Meta mbyllën pazarin e pisët

​Basha: Me Presidentin, Rama e<br />Meta mbyllën pazarin e pisët
TIRANË-Kryetari i opozitës Lulzim Basha në fjalimin nga çadra është fokusuar në zgjedhjen e Presidentit të ri.

Sipas tij, kandidatura e Metës e përzgjedhur nga socialistët vërteton pazaret që kanë bërë mes tyre PS e LSI.

Basha shprehet se, pasi hoqën me ligj cdo kompetencë të Presidentit dhe e shfuqizuan duke e barazuar me një drejtor poste rajonal, tani e trajtojnë si riufuxho për të mbyllur pazarin e pistë me anë të të cilit mendojnë se do asgjësojnë demokracinë shqiptare.

Dita e sotme konsiderohet katërscipërisht se këta e konsiderojnë gjithçka plackën e tyre, këtu është katandisur demokracia
këtu ka përfunduar posti i presidentit të republikës të cilit ia shfuqizuan fuqitë dhe e trajtuan as si drejtor poste i Vlorës, tani e përdorin për të mbyllur pazarin e pisët me të cilin mendojnë se do asgjësojnë demokracinë
”.

Basha theksoi se nuk do të lejojë që e majta të përdorë PD si alibi për zgjedhjet dhe paralajmëroi se ora e së vërtetës po afron. Kreu i PD u shpreh se, nuk do të lejojë kurrë marrjen peng të demokracisë.

Rama nuk do reforma dhe nuk ka dashur kurrë reforma sepse Rama nuk do një Shqipëri të reformuar, por një plaçke dhe çiflig të tij të cilin mund ta grabisë me konçesione dhe të bëjë pazar me absolutisht gjithçka.
Shqipërinë Edi Rama e do për plaçkë, zgjedhjet i do për fasadë, opozitën e do për alibi, që të vazhdojë pazaret për të nxjerrë në treg gjithçka ky vend ka. Zyra, funksione, ministrat, Presidentin, gjithçka, përveç karrikes së tij me të cilën ka lidhur pazgjithshmërisht ekzistencën politike në bashkëpunim me krimin dhe drogën.
Por ne nuk do ta lejojmë këtë.
Ja pra ora e së vërtetës është ulur këmbëkryq në këtë shesh, kush e do Vettingun e vërtetë dhe zgjedhjet bashkohet në këtë betejë
Rama i trembet Vettingut si vampiri dritës së diellit.
Rruga e vetme që ‘showtime’ të marrë fund është krjimi i qeverisë teknike që do realizojë zgjedhje elektronike.
Qeveri teknike dhe ditën e parë të kësaj qeverie, vettingun dhe rrugën drejt demokracisë së vërtetë
”.
Me asnjë mënyrë, formë, e moment nuk të lejojmë të marrësh peng demokracinë shqiptare dhe të drejtën sublime për zgjedhje të lira e të ndershme, ora e përballjes po afron, shqiptarët po bashkohen nga ora në orë dhe ora e fitores po afron".

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën