​Basha: PD denoncon me prova
drogën, Rama mbron trafikantët

​Basha: PD denoncon me prova<br />drogën, Rama mbron trafikantët
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha u shpreh se, Partia Demokratike çdo ditë denoncon kultivimin e kanabist, ndërsa qeveria tha ai, fsheh provat. E megjithatë, thotë Basha me një shkrim në rrjetin social Facebook, cdo ditë vërtetohen faktete  provat që denoncon PD.

“PD denoncoi se në Shqipëri ka hyrë fara vietnameze e kanabisit. Rama e mohoi, por Guardia di Finanza konfirmoi se 70% e bimës ishte e tillë. PD denoncoi ngjarjen në Shengjergj si vrasje për drogën. Rama-Tahiri e mohuan, e paraqiten si vetvrasje, por doli ekzekutim, dhe prokuroria po heton. PD denoncoi tre ditë më parë se në zonën e Tapizës trafikantët marrin gra e fëmijë, i çojnë për të punuar kanabisin. Rama-Tahiri e mohuan, por dje janë ndaluar 5 vetë që i dërgonin gratë me furgona në Malësitë e Krujës për të punuar kanabisin.
Kush thotë të vërtetën për drogën? Ne që e denoncojmë çdo ditë me prova dhe fakte, apo Edi Rama që i fsheh dhe mohon për t’u dhënë mbrojtje trafikanteve.
#Shqipëria me mire pa Edi Ramen”.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë