​Basha: Sa herë që ka revoltë
qytetare Edi Rama fshihet

​Basha: Sa herë që ka revoltë<br />qytetare Edi Rama fshihet
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke vijuar turin e dëgjimit dhe bashkëbisedimit me demokratët në Lezhë u ndal në fjalën e tij në protestën që u zhvillua në Tiranë.

Sa herë që ka revoltë qytetare Edi Rama ia mbath si frikacak. Është ngujuar me njerëzit që i ka përdorur për të lidhur paktin me mafien, ndërkohë që qytetarët janë në shesh përballë tij e do të jenë përballë tij edhe më shumë”.

Sipas Bashës, Rama tashmë e ka bërë zgjedhjen e tij, ndërsa ka shtuar se PD është penduar për gabimin që bëri me ligjin për plehrat në vitin 2011.

Nuk ka debat ideologjik, ka një debat parimor: Do të jemi me qytetarin apo do të jemi me oligarkinë? Do të jemi me shqiptarët apo do të jemi me mafien ndërkombëtare të plehrave? Edi Rama e ka bërë zgjedhjen e tij, ai ka zgjedhur mafian ndërkombëtare të plehrave dhe për këtë ka tradhtuar edhe ata qytetarë që i përdori për të ardhur në pushtet para tre vitesh.
Edhe ne kemi bërë zgjedhjen tonë, së pari duke kërkuar ndjesë për çdo aspekt të gabuar në lidhje me këtë çështje dhe së dyti duke u rreshtuar pa asnjë ekuivok për zërin qytetar, për interesin publik
”.

Basha theksoi më tej se, kur e djathta të qeverisë, prioritet do të jetë zëri i qytetarit.
Interesi publik fillon duke dëgjuar zërin e qytetarit sot për këtë çështje, ku mbi 60 mijë qytetarë e kërkuan të drejtën e referendumit dhe e fituan. Dhe nesër duke iu garantuar qytetarëve që për çdo çështje të interesit publik vendimet tona në qeveri nuk do të jenë vendime të prirura duke dëgjuar vetëm një palë, duke vendosur në dhomat e pushtetit me grupet e interesit, por duke pyetur dhe duke vendosur bashkë me qytetarët”.

Ndër të tjera, Basha theksoi se ndërsa po i vjen ora e përballjes me qytetarët Edi Rama, tha ai, ka nisur një tur tjetër për tu mbushur mendjen qytetarëve me investime imagjinare.
Vjen vërdallë dhe ju flet për bujqësinë dhe ju thotë fermerëve merrni kredi. Pse vallë kjo është detyra e Kryeministrit t’u thotë fermerëve merrni kredi?! Kjo është detyra e bankave. Ky çfarë është sekseri i bankave?! Ku i ka subvencionet? Ku i ka investimet? Edi Rama nuk bëri asgjë në këto tre vite për bujqësinë. Nuk bëri asgjë në këto tre vite për fermat. Dhe sot u vjen vërdallë si buratin dhe ju thotë merrni kredi. Sepse paratë që duhet të përfundonin në subvencione për fermat, në investime për zhvillimin rural, përfunduan në xhepat e një grushti njerëzish që i ndajnë këto para me Edi Ramën dhe qeveritarët e korruptuar në Tiranë”.

Basha: Rama u hoqi qytetarëve 'zerin' e protestës
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas fjalës së Ramës në Asamblenë e Partisë Socialiste. Basha është shprehur se Rama ka bllokuar mediat dhe u ka hequr qytetarëve zërin e protestës.
 
"Pasi u hoqi të drejtën për të vendosur me referendum, Edi Rama u hoqi sot qytetarëve edhe zërin e protestës duke bllokuar mediat me një fjalim ordiner mbi qeverisjen e tij te korruptuar e te zhytur ne krim.

Edhe pse i quan mediat e kazanit, ju ushtron presion dhe kontroll te rreptë. Këto janë vetëm shenjat e një fundi të turpshëm të një oligarkie plehrash. Nuk i ndalon dot qytetarët, duke u hequr zërin nga ekrani. Ata do të jenë edhe më te shumtë edhe më të palëkundur.

Ata do të vendosin për importin e mbetjeve. Ata, qytetaret, populli, asnjë parti, asnjë qeveri"
, ka shrkuar Basha në profilin e tij në facebook.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit