​Basha: Shqipëria në dëshpërim
ngrihemi në protesta si Rumania

​Basha: Shqipëria në dëshpërim<br />ngrihemi në protesta si Rumania
TIRANË- Duke marrë shkas nga protestat në Rumani ku populli është ngritur kundër qeverisë, kryetari i PD ka bërë thirrje sot që shqiptarët me 18 Shkurt të ngrihen të protestojnë me të njëjtën frymë.

Nga Kamza në një takim me banorët, Basha u shpreh se  familjet shqiptare kanë arritur fundin nga varfëria duke kryer dhe akte ekstreme.

Janë braktisur pensionistët, familjet në nevojë dhe të pamundurit dhe një grup njerëzisht janë pasuruar. Thirrja ime është të ngrihemi bashkë në shembullin e kombeve të civilizuara si Maqedonia dhe Rumania t’i japim qeverinë shqiptarëve”.

Sipas Bashës, 4 vite më parë kryeministri Rama gënjeu shqiptarët me premtime elektorale.
Katër vjet më parë këtu Rama premtoi se do bënte gjithcka për të pamundurit, taksat u rritën cmimet u rritën, asnjë nga familjet s’ka pasur rritje të ndihmës ekonomike. Paratë e faturave të rritura nuk kanë shkuar për shkolla dhe spitale as për rritje pensionesh as për vende pune. Familjet janë shtyrë drejt dëshpërimit dhe vetëvrasjes”.
 
Kreu i PD tha se opozita ka evidentuar fakte nga jugu në veri mbi gjendjen e rëndë të familjeve shqiptare
Me mijëra familje në kufijtë e dëshpërimit sepse paratë e faturave te energjise perfundojne ne xhepat e pushtetareve te lidhur me krimin. Qytetaret jane braktisur nga kjo qeveri. Me 18 shkurt ngrihemi bashke per ti dhene fund kesaj. Permes zgjedhjeve te ndershme dhe lira te bejm e nje qeveri per qyetataret. Ne shqiperi nuk do kete as nje familje pa buk pa uje dhe drita. Ndaj duhet te ngrihemi kunder kesaj bande qe shtyn qytateret drejt vetëvrasjes dhe ti japim Shqiperise nje qeveri per qytetaret. Ne kemi evidentuar gjendjen e mjerimit dhe kemi bere evidencen nga jugu ne veri te personave qe smarrin ndihme ekonomike dhe jemi gati ti ofrojme shqiptareve nje shperndarje te drejte te burimeve financiare”.
 
Ndërsa duke u ndalur tek protesta e opozitës më 18 Shkurt, Basha theksoi se lëvizja që po nis në vend, është e pakthyeshme.
Mos prisni asgje te mira nga kjo qeveri. Ndaj e kane lidhur fatin me kriminelet dhe korrupsionin. Do i japim fund politikes qe genjen. me 18 shkurt do kthejme qeverisjen tek qytetaret. Qytetaret do mblidhen per te rrezuar qeverinë e kriminalizuar. Me 18 shkurt lëvizja qe nisim bashke do jetë e pakthyeshme”.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

 U hetua se lejoi kultivimin e kanabisit në Mallakastër, Gazmir Preçi 3 vite më pas Shef Antidroge në Durrës! Arrestohet për gjobëvënie ndaj pronarit të një lokali nate

U hetua se lejoi kultivimin e kanabisit në Mallakastër, Gazmir Preçi 3 vite më pas Shef Antidroge në Durrës! Arrestohet për gjobëvënie ndaj pronarit të një lokali nate