​Basha snobon progres-raportin:
Negociatat me BE-në i hapim ne

​Basha snobon progres-raportin:<br />Negociatat me BE-në i hapim ne
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se rekomandimi për çeljen e negociatave është një hap i rëndësishëm, por ka shtuar se do të jetë Partia Demokratike ajo që do t'i hapë negociatat me BE-në.  
 
Sipas tij, sfida për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
 
"Sfida numër një janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Sfida më e madhe mbetet lufta kundër krimit dhe korrupsionit fusha ku Shqipëria nuk ka bërë përpara. PD është partia e interesit kombëtar do të jetë partia që do të hapë negociatat me BE. Për të gjitha ata që duan një qeveri jo të kapur ne do t’ia dalim. Do të jemi ne partia e interesit kombëtar që do të bëjmë të mundur hapjen e negociatave deri në integrimin e plotë në BE", u shpreh Basha.
 
Ai theksoi se PD është partia që bëri të mundur lëvizjen e lirë të shqiptarëve në zonën "Schengen". "Ndaj nuk mund të rri pa shprehur falenderimin për demokratët në këtë proces. Reformat e thella që ne morëm kanë hedhur themelet. Vlerësoj kontributin e çdokujt në këtë proces. Sfida të mëdha na presin mbi të gjitha zgjedhjet e lira. PD dhe unë jemi të vendosur të jemi në krye të përpjekjeve, personalisht zotohem që politika do të bëjë çdo gjë për t'i shërbyer aspiratës europiane", tha Basha.
 
Ndërkohë, duke u ndalur te reforma në drejtësi, e cila mbetet edhe kushti i BE-së për datën e çeljes së negociatave, Basha tha se reforma duhet të kthehet në binarët e Kushtetutës.
 
"Ne nuk do të lejojmë zhbërjen e reformës në drejtësi por kemi besim të madh se përmes ndihmës së faktorëve ndërkombëtarë dhe kushtetutës do ta kthejmë në binarë reformën.
 
Nuk jam këtu për të folur për Ramën sepse largimi i tij i hap rrugë plotësimit të kushteve të BE. Sot bëri sikur shtriu dorën e bashkëpunimit ndaj opozitës, më lejoni të them që edhe kur e ka shtrirë dorën grusht ne kemi bërë dhe do të bëjmë gjithçka për integrimin sepse ka të bëjë me të gjithë Shqiptarët. Tani kërkojmë vetëm respektimin e kushtetutës"
, deklaroi Basha.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social