BELGJIKË- Në mbrëmjen e së martës rreth orës 00:30, në një kafene në Saint-Denis në Forest është vrarë shqiptari Kreshnik Gjini, 31 vjeç, i cili përdorte identitetin e rremë, Niko K.
 
Sipas medieve lokale ekzekutimi i Kreshnik Gjinit dyshohet të ketë lidhje me një hasmëri të vjetër mes viktimës dhe disa shqiptarëve.
 
Policia ka gjetur në vendngjarje dy gëzhoja të shkrehura nga arma me të cilën u vra 31-vjeçari.
 
Gëzhojat dhe provat e gjetura në vendngjarje janë dërguar në laboratorin e policisë federale për t’u ekzaminuar, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 
Sipas një dëshmitari në vendngjarje Gjini ka qenë në kërkim të mjetit të parkuar në Forest Abbey që ndodhej pak metra larg vendit të tij të punës, kur pranë tij janë afruar dy persona të maskuar që pasi e kanë qëlluar me armë janë larguar me shpejtësi në drejtim të pyllit.
 
“Viktima vdiq në vend, pas dy të shtënave që ai mori”, ka raportuar zëdhënësi i zyrës së prokurorit publik të Brukselit, Ine Van Wymersche.