​Berisha e quan kundërshtar Stefanin
edhe pas vdekjes: Avokat i të majtës

​Berisha e quan kundërshtar Stefanin<br />edhe pas vdekjes: Avokat i të majtës
Supozohej të ishte një mesazh ngushëllimi, por ish-kryeministri Sali Berisha ka preferuar ta cilësojë "kundërshtar" Andrea Stefanin edhe pas vdekjes.
 
Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se Stefani ishte avokat i majtës dhe kundërshtar i tij dhe Partisë Demokratike.
 
"Ngushellim! Ndahet nga jeta gazetari, analisti dhe publicisti Andrea Stefani. Andrea ishte nje avokat i vendosur i te majtes, kritik dhe kundershtar i palekundur i imi dhe te djathtes se vendit, qe le nje boshllek te vertet ne arenen e debatit dhe publicistikes tone", shkruan Berisha, ndërsa ngushëllon familjen dhe miqtë e të ndjerit. 

Në fakt, gazetari dhe analisti Andrea Stefani ishte kritik ndaj modelit autoritarit të Sali Berishës si në Partinë Demokratike ashtu edhe gjatë 8 viteve si Kryeministër. Gazetari Stefani ka denoncuar në vazhdimësi edhe aferat korruptive të qeverive shqiptare, duke moskursyer si qeveritë e djathta ashtu edhe ato të majta ndër vite.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai