Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar vendimet që ka miratuar në vitin 2013, pak ditë para se të largohej nga pushteti.

Në një intervistë për ‘Studio e Hapur’ të Eni Vasilit, Berisha e argumenton kështu miratimin e ndërtimit të 11 hidrocentraleve në Valbonë.

Kam kërkuar në atë kohë sqarime që ndërtohet apo jo në zona të tilla dhe më kanë thënë se, po. Më kanë dhënë 20 argumente se ndërtohet. Valbona është zonë e mbrojtur. Lumenjtë e alpeve janë të alpeve. Nga Valbona gjer në Cen potenciali i tyre energjetik është i barabarët me Fierzën. Lumi i Gashit nuk është vetëm i njohur për ujin, por ka dhe florën më të pasur në Shqipëri. Nëse ka koncepte të tjera, qeveria ja ku është, të marrë të gjitha vendimet”.

Pyetje: Po ka dhe kontrata
Berisha: Sa i takon kontratave tona, ai i ka anuluar shumë të tilla. Ai ka rrëzuar kontrata, por i ka humbur betejat me to. Qeveria ka anulluar kontrata gjigante që kapin miliarda dhe nuk qëndron që nuk mund ta anulojë këtë kontratë se nuk ka lekë për dëmshpërblim. Unë di që ato kritere përcaktohen nga mjedisi. Si koncept nëse vendos për lumenjë e Alpeve unë kam vendosur që energjia e tyre të shfrytëzohet duke ruajtur në maksimum mjedisin. Unë them se nuk mund të isha me dy standarde.

Pyetje: Ju nuk i keni pyetur banorët?
Berisha: Nëse nuk janë pyetur banorët, atëhere kontrata duhet të anulohen. Nëse këtu janë shkelur ligje, atëhere le të ketë përgjegjës. Duhet të kontrollohen dosjet dhe ajo ka dokumentin mjedisor.

(d.b/Shqiptarja.com)