​Bllokimi i ambulancave, Paloka: 
Të sëmurët fals, skenar i qeverisë

​Bllokimi i ambulancave, Paloka: <br />Të sëmurët fals, skenar i qeverisë
Partia Demokratike hedh dyshime për ambulancat e bllokuara sot gjatë tubimit të PD në akset nacionale të vendit. 

Përmes një reagimi për mediat pranë opozitës, Edi Paloka, kryetar i grupit parlamentar i PD dhe njëherazi një prej organizatorëve të protestës, thotë se ambulancat kanë qenë të mbushura me të sëmurë fals. 

Sipas tij, ky ishte skenar i qeverisë për t'i nxjerrë protestuesit e opozitës si çnjerëzorë, por siç shtoi ai, edhe kjo përpjekje dështoi.  

“Kishim dijeni se gjatë protestës do përdoreshin ambulanca që të dukeshim çnjerëzorë. Por skenari doli blof, ambulancat me të sëmurë fals u lejuan të kalojnë”, u shpreh Edi Paloka.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Eridana Çano emërohet drejtoreshë e re e SASPAC

Eridana Çano emërohet drejtoreshë e re e SASPAC