​Blushi fshikullon listat e PS e
LSI: Mbizotërojnë biznesmenët

​Blushi fshikullon listat e PS e<br />LSI: Mbizotërojnë biznesmenët
Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi ka reaguar pas publikimit të listave të zgjedhjeve të partive të mëdha, duke deklaruar se në këto lista mbizotërojnë vetëm biznesmenët.
 
"A i patë këta që hynë në zgjedhje? I patë çfarë njerësh ka aty? A mund të dalë dikush nga këta që të thotë se bukën e gojës e ka fituar me djersën e vet? Akush prej tyre. Ose biznesmenë, ose tenderaxhinj, ose njerëz që vijnë nga koncesione ose ministra të kalbur dhe të korruptuar që kanë dhënë koncesione. Ose njerëz me precedentë penal, siç është rasti i atij që ka qenë në 21 janar dhe sot është bërë deputet pasi vrau katër protestues.

Biznes, para, korrupsion, koncesion, këto janë listat. Partitë e vjetra po ikin, po i thonë lamtumirë Shqipërisë, partitë e vjetra po ikin dhe duhet të ikin me votë",
u shpreh Blushi. 

Blushi prezantoi sot kandidatët e Libra-s për Tiranën, në ditën që përkon me 6 mujorin e krijimit të partisë së drejtuar prej tij. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën