Deputeti socialist, Erion Braçe rreshtohet në krah të ish-kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika për akuzat e adresuara në drejtim të ish-deputetit Koço Kokëdhima.
"Vençe! Më në fund një zë që vjen prej Lumi-Lumit të Vlorës!”, shkruan Braçe në rrjetet sociale.
Më herët, ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, akuzoi Kokëdhimën se harroi kontributin e miqve të tij pasi u zgjodh deputet. Gjika i kujton Kokëdhimës se la gruan e sëmurë në shtrat sa të përfundonin zgjedhjet e 2013-ës, kur edhe Kokëdhima u zgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë.
Një tjetër akuzë e Gjikës për Kokëdhimën është edhe ajo për vajzën e këtij të fundit, e cila sipas ish-kryebashkiakut, nuk dilte të këndonte në podium pa marrë lekët parapagim.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com