​Braçe pas sulmit ndaj ministrisë së
LSI, ironi:Thashë t’i telefonoja Vasilit

​Braçe pas sulmit ndaj ministrisë së<br />LSI, ironi:Thashë t’i telefonoja Vasilit
TIRANË-Një ditë më parë,  ish-kryetari i LSI, Ilir Meta tha se më 26 qershor, të gjithë do të nxitojnë të marrin në telefon Petrit Vasilin për të bërë koalicion me LSI-në.

Për këtë ai referua Bashës dhe Ramës. Ndërsa përgjigjia vjen nga një deputet socialist.
 
Erjon Braçe teksa ankohet sesi subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë nuk arrijnë tek fermeri, ironizon dhe tha se do i telefonote, Petrit Vasilit, por nuk e bëri për një arsye të thjeshte që ai e shpjegon me poshtë.

Kujtojmë që ministria e Bujqësisë drejtohet nga Edmond Panariti që vjen nga radhët e LSI.

Ja çfarë shkruan Braçe:
“Qe ne mengjes, tek punëtorët e bujqësisë!
Gezim Meta dhe Diana-gruaja e tij, ne Krutje te Siperme, kane ndertuar nje super ferme Manaferrash!
Shiheni vete!
Toke e mire, uje dhe diell pa fund-vetem kaq per:
Manaferra të prodhuara në kushte natyrale.
Punojne pa fund, me mund e djerse, i pashe vete qe i perkushtohen cdo bime e cdo kokre manaferre me nje dashuri qe njeriu e ka per femijen e tij.
Dashuria e tyre eshte elementi i katert-toke, uje, diell, dashuri, natyral ne LORIS BLECK BERRY!
Asgje tjeter;
Asnje ndihme, asnje subvencion!
Po si ka mundesi? Heee si ka mundesi?
Doja ti telefonoja Petrit Vasilit per ta pyetur;
 
Si ka mundesi qe subvencionet e Ministrise se Bujqesise nuk arrijne kurre tek punetoret e bujqesise?
E lashe fare;
U kujtova qe urdhri ishte per pas zgjedhjeve.
Nejse, deri atehere ka kohe, por do jete krejt ndryshe!
Subvencionet nga agallaret, do i cojme tek punetoret e bujqesise”, shkruan deputeti socialist".


[gallery]22550[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Votat e emigrantëve, shpresa e fundit e opozitës?

Eduard Zaloshnja: Votat e emigrantëve, shpresa e fundit e opozitës?