Policia britanike ka arrestuar shqiptarin Mariglen Alla muajin e kaluar, pasi është gjetur gjatë një aksioni në një banesë ku kultivoheshin 730 bimë narkotike.
27-vjeçari Alla është shprehur se ka qënë “viktimë e trafikut njerëzor” dhe se pa dëshirën e tij është gjetur në shtëpinë e bastisur nga policia në distriktin Yorkshire.
Avokati Shaun Dryden, duke mbrojtur, 27-vjeçarin, i cili u shfaq në një videolive nga burgu Durham, është shprehur se nuk ka qënë në dijeni se ku po shkonte derisa e gjeti veten në atë shtëpi.
Pretendimi i tij do të hetohet nga policia, e cila do të dërgojë oficerët për ta intervistuar atë në burg dhe për të plotësuar dokumentet e nevojshme.
Prokurori Harry Hadfield iu drejtua shqiptarit duke i thënë se nëse pranon fajin do të ketë ulje dënimi.
Përgjigjia e 27-vjeçarit Alla, u shpreh se nuk është fajtor dhe se nuk ka lidhje me këtë çështje.
Alla ka marrë masën arrest me burg deri më 10 nëntor, kohë që do ti duhet hetuesisë për zbardhjen e çështjes.
/Shqiptarja.com