​Brovina: Javën e parë të shtatorit
mblidhet kuvendi i Kosovës

​Brovina: Javën e parë të shtatorit<br />mblidhet kuvendi i Kosovës
Deputetja Flora Brovina thotë se vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit, do të thirret javën e parë të shtatorit.
 
Në aktgjykimin e Gjykatë Kushtetuese me të cilin i dha të drejtë PDK-së në kërkesën e saj lidhur me kushtetutshmërinë e seancës konstituive, thuhet mes tjerash se “seanca e 17 korrikut është e papërfunduar dhe se ajo duhet të vazhdojë me zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve”.
 
Sipas kësaj, kompetente për thirrjen e seancës së së Kuvendit për vazhdimin e saj mbetet kryesuesja e seancës Flora Brovina. Ajo tha për Radio Kosovën se pret që në fillim të kësaj jave ta publikohet aktgjykimi i plotë nga Gjykata Kushtetuese dhe menjëhërë më pas, do të fillojë konsultimet për vazhdimin e seancës.

Brovina thotë se nevojitet harmonizimi i faktorit politik që seanca të mbahet në javën e parë të shtatorit.

Ndërkohë nënkryetari i Partisë Demokratike Xhavit Haliti ka theksuar se ende nuk është vendosur asgjë, nëse PDK do të propozojë përsëri Agim Aliun për kryetar të Kuvendit, por konsideron se partitë politike do të duhej të mbështesin kandidatin e PDK-së, bazuar në Kushtetutë./RTK/
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje