​Bulqizë, Rama: Mos u trembni nga
presioni hijet do avullojnë votoni PS

​Bulqizë, Rama: Mos u trembni nga<br />presioni hijet do avullojnë votoni PS
Bulqizë Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në një takim elektoralë në Bulqizë nga ku kërkoi votën duke thënë se edhe ata që janë me partinë demokratike nuk mund të gjejnë më bukur se sa të votojnë numrin dy.  Ai i bëri thirrje gjithashtu edhe punonjësve të administratës që pas orarit të punës të kërkojnë vota për PS-në.

“I them të gjithë mësuesve këto janë ditët tuaja për të luftuar me mish e shpirtë që çfarë kemi nisur për nxënësit ta çojmë përpara. Ndaj trokisni në çdo shtëpi pas orarit të punës për të kërkuar votën për partinë socialiste.

Mos u trembni nga presionet të gjitha hijet do avullojnë me 25 qershor.

Poilicia ka bërë shumë por duhet të bëjmë më shumë ndaj pas pune mos lini derë pa shkuar për të kërkuar votën për partinë socialiste për familjen tuaj. Të gjithë punonjësit duhet të luftojnë për një votë për Shqipërinë që duam.

Dhe ma do mendja se nuk mund të gjejnë më bukur ata që janë me partinë demokratike se sa të votojnë numrin 2, po votuan dyshin punën e bën PS gëzon edhe PD” tha Rama.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar