Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin social, Facebook, një album me foto nga inaugurimi i Muzeut të Kujtesës, Bunk'Art 2.
 
Kryeministri shkruan se Muzeu u hap në kujtim dhe respekt të viktimave të regjimit diktatorial.
 
"Fotoalbumi i hapjes së muzeut të kujtesës, BUNK'ART2, në kujtim e respekt të viktimave të terrorit të diktaturës komuniste", shkruan Rama në Facebook. Ndërkaq, gjatë përurimit të këtij instalacioni artistik pranë Ministrisë së Brendshme, Rama, duke zgjedhur një frazë të ish-presidentit francez De Gaulle, tha se
"ky Muze është vullneti për të shlyer një borxh të kujtesës, një borxh të pashlyer, përkundrazi, të rënduar në këto 25 vjet, kur kujtesa u përdor jo e pandarë, siç thoshte Gjenerali De Gaulle, por me dallime preferenciale, si tokë e djegur dhe e shkretë, ku gjithsecili mund të mbillte atë që donte për të arritur qëllime pa asnjë lidhje me respektin ndaj kujtesës
", tha Rama. 

[gallery]19746[/gallery]

Redaksia Oline
l.q/Shqiptarja.com