Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë si dhe sende të tjera të kundraligjshme.
Duke marrë shkas nga plagosja me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në qendër të Burrelit, policia ka intesifikuar aksionet në kuadër të goditjes së grupeve kriminale, kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje dhe personave që mbajnë apo trafikojnë lëndë narkotike.
Policia ka vënë në pranga shtetasin Leonard Kolaveri, 23 vjeç, pasi lëvizte i armatosur me armë zjarri pa leje, e tipit pistoletë.
Gjithashtu janë proceduar dy persona, përkatësisht shtetasi K. Z., pasi të cilit ju gjet në mjet një shkop beizbolli dhe shtetasi S.K, 32 vjeç, i cili u shpall në kërkim pasi gjatë kontrollit në lokalin e tij u gjet një krëher fishekësh, një kapsolle detonatore dhe një shkop bejzbolli.
Materialet për tre shtetasit i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.