Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dënon me forcë vrasjen e urryer të Ambasadorit të Federatës Ruse në Ankara. 

Bushati ka ngushëlluar homologun e tij rus, Dimitri Lavrov. 

"Mendimet dhe lutjet tona janë për familjen e tij. Ngushëllime Ministrisë së Jashtme ruse dhe Ministrit Lavrov" - shkruan ministri Bushati.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com