​Carlo Ancelotti parashikon sezon
të vështirë në Ligën e Kampioneve

​Carlo Ancelotti parashikon sezon<br />të vështirë në Ligën e Kampioneve
Për teknikun e Bayern Munich, sezoni i ri i Ligës së Kampionëve do të jetë më i luftuar se kurrë me rikthimin e klubeve të mëdha angleze.

Premier League-a mund të përfaqësohet me 5 skuadra këtë vit të ri kalendarik në ligën e më të mirave të Europës; përveç Chelsea-t, Manchester City-t, Totenhamit si të
kualifikuar direkt në fazën finale të grupeve, Manchester United-it si fitues i vitit të kaluar të Europe League-ës , shanset janë dhe për Liverpool-in i cili duhet të fitojë ndeshjen e fazës play-off në muajin Gusht për të siguruar kalimin në fazën finale.

Italiani Ancelotti kërkon trofeun e 4-t të Ligës së Kampioneve në rolin e trajnerit pasi numëron dy të tilla me ekipin e Milanit (2003 dhe 2007) dhe me kampionët në fuqi të Europës Real Madrid (2014), por ai është i vetëdijshëm për misionin e vështirë që duhet të kalojë këtë sezon me kampionët e Bundesligës.

“Ëndërroj ta ngre trofeun e Champions e League-ës për të 4-ën herë. Kompeticioni sa vjen dhe bëhet më konkurues me kalimin e sezoneve futbollistike.
Këtë vit kemi rikthimin e ekipeve të mëdha angleze si Manchester United dhe Chelsea, Barcelonën dhe Bayern Munich që dëshirojnë të kthehen në rrugën e suksesit, Juventusin që shpreson t ̓i japë fund serisë së finaleve të humbura dhe mbi të gjitha ekziston ideja se Real Madridi mund të realizojë një tripletë Kupash të Kampioneve, 3 suksese radhazi të mundshme.

Kurse ekipet si Paris Saint Germain kanë si objektiv arritjen e raundit të gjysmëfinaleve. Ato luftojnë për të qenë midis 4 më të mirave të Europës”, shprehet Italiani për Corriere Dello Sport.

Bavarezët u eliminuan në çerekfinale nga Real Madridi me rezultat total 6-3. Gjermanët dhe spanjollët luftuan pas 180 minutash, por kartoni i kuq i shumëdiskutuar i dhënë ndaj Arturo Vidalit në minutë e 84-t në Santiago Bernabeu, i penalizoi rëndë gjermnatë në kohën shtesë pasi u ndëshkuan dhe tre herë të tjera nga Real Madrid.

Spanjollët vazhduan rrugëtimin në mënyrë të suksesshme duke u shpallur kampionë për të 12 herë.

Redaksia Online
D.V Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën