Dy persona kanë rënë pre e vjedhjes ditën e sotme në liqenin Artificial të Tiranës.
 
Sipas policisë personat me inicialet T.H dhe R.C, vjeç 18 e 16, banues në Tiranë, ishin çift dhe kanë kallëzuar se katër persona i kanë marrë dy celularë.
 
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 10.09.2017, shtetasit T.H dhe R.C, vjeç 18 e 16, banues në Tiranë, kallëzojnë se tek “Liqeni Artificial”, 4 persona u kanë marrë dy celularë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com