​Çollaku: Urgjent mbledhje e
 jashtëzakonshme e kryesisë së PD

​Çollaku: Urgjent mbledhje e<br /> jashtëzakonshme e kryesisë së PD
Kreshnik Çollaku,  anetar i kryesise së PD duke iu referuar kushteve aktuale të PD, bën thirrje për mbledhje të jashtëzakonshme.

Ne menyre te vrullshme, por jo te papritur ne Partine Demokratike kane shperthyer dy debate.

Ai i pergjegjesise dhe analizes se humbjes se zgjedhjeve dhe debati se kush duhet te drejtoje PD ne kater vitet e ardhshme.

Afati normal kohor i zhvillimit te zgjedhjeve per kryetarin e ri te PD,qe eshte fundi i korrikut,eshte i pamjaftueshem dhe i pamundur per te realizuar te dy debatet dhe dy proceset.

Mendoj se dy debatet duhet te zhvillohen ne rend te ndare dhe ne kohe te ndryshme.

Perzjerja ne te njejten kohe e te dyve i ben te pamundura dhe difektoze te dy proceset..te cilat rrezikojne te thellojne traumen brenda PD.

Ngrirja e pozicionit te kryetarit te PD per kete periudhe gjihashtu eshte e pamjaftueshme per te garantuar te dy proceset.

Struktura dhe antaresia e PD nuk mund te perballet me nje proces te shpejte zgjedhore te brendeshme pa kaluar ne nje analize te asaj cka ndodhi.

Debati brenda forumeve per rezultatin e zgjedhjeve politke  dhe korrektesen statutore  te zgjedhjeve te brendeshme,eshte rruga me frutshme  per te ballafaquar kete situate.

Ne cilesine e antarit te kryesise se Partise Demokratike,i kerkoj Sekretarit te Pergjithshem z Ristani te therrase me urgjence nje mbledhje te jashtezakoshme te kryesise se Partise Demokratike dhe me pas ate te Keshillit Kombetare.
Nje mbledhje e tille do te mundesonte zhvillimin normal statutor te ketyre debateve me rendesi jetike per te sotmen e te ardhmen e Partise Demokratike
”, shkruan Collaku.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......