​Çështja çame, Meta i përgjigjet
PDIU: Spekulime, duhet zgjidhje

​Çështja çame, Meta i përgjigjet<br />PDIU: Spekulime, duhet zgjidhje
Kryetari i Parlamentit Ilir Meta i është përgjigjur akuzave të eksponentëve të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, lidhur me qëndrimet e tij në Athinë, për çështjen çame.  
 
Meta ka theksuar se çështja çame nuk zgjidhet me protagonizëm spekulativ, por me krijimin e një klime pozitive midis dy vendeve.
 
Sipas Metës, çështja çame është plaga më e thellë midis e marrëdhënieve midis dy vendeve. I pyetur për qëndrimin që ka mbajtur në vitin 1999 për të njëjtën çështje, kreu i Kuvendit u përgjigj se protagonizmi spekulativ mund të jetë një lajm i pëlqyeshëm por nuk e zgjidh çështjen çame.
 
"Unë besoj se kjo nuk ka të bëjë aspak me qartësinë time, sepse ajo vazhdon të jetë e njëjta, por unë besoj se në kontekstin e marrëdhënieve të sotme midis dy vendeve, duhet investuar më tepër energji pozitive për të rritur mirëbesimin midis dy vendeve tona, midis gjithë institucioneve por edhe të opinionit publik. Mendoj se kjo do të ndihmojë edhe për trajtimin e suksesshëm të çështjes çame në të ardhmen dhe të çështjeve të tjera. Këtu nuk bëhet fjalë për protagonizëm spekulativ, i cili thjesht mund të bëjë një lajm të pëlqyeshëm për disa të themi sot, por që nuk ndihmon në krijimin e asaj klime për të zgjidhur problemet e të shkuarës", ka thënë Metë për Ora News.
 
Për sa i përket çështje së varrezave greke në Shqipëri, Meta deklaroi se do të përmbushen detyrimet ndërkombëtare si vend anëtar i NATO-s dhe se do të zbatohet marrëveshja midis dy vendeve.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mjekut italian i gjejnë 8 milionë euro të fshehura pas dollapit  

Mjekut italian i gjejnë 8 milionë euro të fshehura pas dollapit