​Chrysler Portal, vjen makina e
parë elektrike e FIAT Chrysle

​Chrysler Portal, vjen makina e<br />parë elektrike e FIAT Chrysle
Pritja ka marrë fund, ja makina e parë elektrike e grupit FIAT Chrysler, një concept car  dedikuar brezit të mijëvjeçarit, e prodhuar me markën Chrysler. Quhet Portal, sepse kjo makinë do të eksplorojë mundësitë e reja që një mjet familjar mund t’i ofrojë brezit të mijëvjeçarit.
Bëhet fjalë për një prototip, por hyrja në linjën e prodhimit do të jetë brenda këtij viti dhe për këtë arsye e gjithë pjesa mekanike e makinës është e përfunduar. Bateritë janë me litium dhe kanë një kapacitet 100 kw/orë, të mjaftueshëm për të garantuar një autonomi të deklaruar prej 400 kilometrash. Gjithçka me mundësinë për të pasur një rikarikim të shpejtë për të arritur deri në 200 kilometra autonomi, duke u furnizuar nga priza e korentit në vetëm 20 minuta.
Falë bashkëpunimit me  Panasonic, Chrysler Portal ofron maksimumin e teknologjisë, për të lidhur shoferin dhe pasagjerët në rrjet, ndërsa siguria në ecje përdor teologjinë "Vehicle-to-X" (V2X), për t’i mundësuar makinës komunikimin me sistemet rrugore dhe makina apo njerëz të tjerë në rrugë. Edhe kjo teknologji, ashtu si ajo e ngarjes autonome të nivelit të tretë (makina bën thuajse gjithçka vetë dhe kur duhet kërkon ndërhyrjen e njeriut) është e disponueshme tashmë, por vetëm në nivel prototipi, ndaj nuk do të jetë në modelet e prodhimit në seri.
d.i./Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'