Dylann Roof, supremacisti i bardhë që vrau nëntë amerikanë me ngjyrë 19 muaj më parë, është dënuar me vdekje nga një juri federale në SHBA. Roof e ka pranuar krimin, pa shfaqur asnjë shenjë pendese për aktin e tij.
Juria e përbërë nga nëntë të bardhë e tre me ngjyrë, e cila e shpalli fajtor Roof-in për sulmin në kishën episkopate metodiste afrikane në Charlestone, vendosi unanimisht për dënimin me vdekje.
Roof, i cili në fjalën e tij disa orë më herët kishte thënë se mund t’i kërkonte jurisë t’i jepte dënim me vdekje, “ndonëse nuk jam i sigurt se çfarë vlere mund të ketë”, nuk shfaqi asnjë shenjë reagimi në momentin kur gjyqtari Richard Gergel lexoi vendimin.
d.i./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com