Gurët në tëmth, si t'i trajtojmë pa kirurgji në mënyrë natyrale me bimë dhe erëza që ka shtëpia

Në rubrikën "Bima dhe Shëndeti" në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja tregojmë disa mjekime alternative rreth infeksioneve dhe gurëve në tëmth. Çfarë simptomash na japin gurët në tëmth, si t'i trajtojmë ato dhe kur duhet të alarmohemi. Por së pari, cili është roli i tëmthit në organizëm dhe si krijohet llumi dhe gurët?

"Nëse do të shikojmë ndërtimin anatomik të mëlçisë dhe pozicionin që ka tëmthi në raport me mëlçinë dhe lidhjen e saj me kanalin e pankreasit nëpërmjet duktuseve dhe biliareve, do të shikojmë që fshikëza e tëmthit ngjan tamam si një dardhë e përmbysur nga poshtë, ku bishti i dardhës në kuptimin figurativ lidhet me pjesën tjetër të kanalit që na vjen nga lobi i majtë i mëlçisë. Në këto rrugë dalin mbetjet dhe rruazat e kuqe të gjakut që shkatërrohen, pra qarkullon edhe kolesterol edhe bila. Këto që të dyja kur janë në sasi të mëdha, kur kanë mbetje, precipitate të ndryshme, edhe kripëra të kaliumit e kalciumit mundet që këto të kalojnë e depozitohen tek tëmthi dhe të derdhen në duodem në një kohë të caktuar kur kjo është e nevojshme. Pra kur një organizëm merr yndyrna në një moment të caktuar kjo bila prodhohet ose hidhet në duodem për ta zbërthyer atë. Mirëpo ndodh një fenomen i tillë fiziologjik, megjithëse kjo bilë është për të tretur yndyrnat qëllon që brenda në vezikën e tëmthit ajo të mos e tresë dot atë kolesterol të tepërt i cili me kalimin e kohës ngurtësohet duke formuar disa kristale të vogla të cilat duke u shumuar krijojnë llumin e tëmthit" sqaron Ylli Merja duke treguar dhe disa nga shkaktarët e krijimit të llumit dhe gurëve në tëmth:

-         Obeziteti, femrat e shëndosha dhe mbi 40 vjeç

-         Njerëzit me kolesterol të lartë

-         Njerëzit që konsumojnë ushqime me kolestreol të lartë

-         Njerëzit obez dhe mëlçi e dhjamosur

-         Njerëz që konsumojnë ushqime të varfëra në fibra

-         Njerëz me histori familjare

-         Diabetikët

-         Personat që marrin kontraceptiv ose terapi hormonale

-         Personat që kanë transaminaza të larta

-         Personat që kanë bërë transplant organi

Cilat janë ato shenja dhe simptoma që na lënë të kuptojmë se kemi probleme me infeksionin e fshikëzës së tëmthit dhe krijimit të llumit dhe gurëve në të. "Shenja e parë është goja që na qëndron si e thatë, kjo mund të na tregojë prezencën e mykut, diabetit ose llumin në tëmth. Nëse ne vazhdojmë të tregohemi të pavëmendshëm të mos e dëgjojmë trupin tonë na ndodh fenomeni i dytë, këto kristalet e vogla bashkohen me të tjerat dhe merr pamjen e një guri dhe në gjuhë nuk kemi më vetëm tharje, por kur ngrihemi në mëngjes ajo është e hidhur" thekson Merja duke treguar të tjera simptoma:

-         Dhimbje gjoksi të forta dhe progresive

-         Dhimbje në shpatullën e djathtë ose në mes të shpatullave

-         Dhimbje poshtë brinjës së djathtë dhe të barkut

-         Nauza dhe të vjella

-         Jashtëqitje si baltë ose me ngjyrë të bardhë

"Në rastin e krizave të dhimbjeve bëjmë ndërrimin e borsetave të nxehta në pjesën e krahut të djathtë poshtë brinjëve dhe mund të vendosim dhe nga mbrapa, ose marrim dorezën e dushit dhe lahemi me ujë të ngrohtë gati në të nxehtë. Do të na qetësohen dhimbjet menjëherë dhe do të na zgjerohet kalimi i kanalit të tëmthit dhe guri të rrëshqasë më me lehtësi. Gjatë kësaj periudhe ne mund të marrim çaj me rigon dhe të pijmë 2 lugë uthull molle dhe 1 lugë vaj ulliri të tretura në një gotë ujë. I pijmë pak e nga pak pa i hequr borsetat me ujë të nxehtë nga barku. Ky është hapi i parë për të na qetësuar dhimbjet dhe për të bërë zgjerimin e kanalit të tëmthit dhe më pas ky pacient është mirë që të shkojë menjëherë në një radiolog për të bërë ekzaminimet e duhura dhe për të parë situatën ku ndodhet" shprehet Merja. Pasi vërtetë një gur mund të dalë në mënyrë natyrale, por mund të lërë dhe pasoja apo mbetje të tjera, gjithashtu me krijimin e gurëve kemi bllokim të kanalave një mosfunksionim të mirë që na sjell infeksione të ndryshme.

Me mjekësinë alternative llumi pastrohet plotësisht, gjithashtu dhe gurët që janë nga 1-1.5 cm duan një kohë më të gjatë, por dhe këto pastrohen. Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregon bimët, ushqimet dhe erëzat të cilat kanë në përmbajtje të tyre elementë me veti tretëse dhe gryrëse për gurët në tëmth.

Trajtimi alternativ

-         Ushqehuni me gjellë me perime dhe zarzavate me pak yndyrë

-         Konsumoni lakër të bardhë ose të kuqe si dhe turshi lakre

-         Shtoni rigon, mendër, trumëz në gjellë si erëz ose pijini si çaj

-         Shtoni në gjellë uthull molle të egër, neutralizon yndyrën e tepërt

-         Konsumoni 1-2 thelpinj hudhër në ditë, përdorni vaj ulliri dhe vaj basani

-         Përdorni çaj me bimë që përmbajnë acide organike si angjinare, bishta qershie, mustaqe misri, fier guri, peta drizi, lule akia, bar blete

-         Përdorni fara gjembaçi dhe gjembgomari nga 1 lugë çaji në ditë

-         Përdorni çajin miks për gurët në tëmth ‘kolecistomer’

-         Ekstrakt balsamik pini 2 x 1 lugë çaji në ditë para buke

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit