​DASH:Rregulla të reja për vizat
në gjashtë vende myslimane

​DASH:Rregulla të reja për vizat<br />në gjashtë vende myslimane
Një udhëzim i Departamentit të Shtetit Amerikan, parashikon vendosjen e rregullave të reja për aplikantët për viza nga 6 vendet myslimane, pjesë e urdhrit ekzekutiv të presidentit Trump për t'u ndaluar hyrjen në Amerikë.

Përjashtime do të jenë vetëm aplikantët që kanë njerëz të rrethit të ngushtë familjar apo kontratë pune me një firmë amerikane.

Udhëzimet e reja pasojnë vendimin e Gjykatës së Lartë për të lënë pjesërisht në fuqi vendimin e presidentit që ndalon hyrjen në Amerikë të shtetasve nga 6 vende: Irani, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni.

Udhëzimi i Departamentit të Shtetit për kushtet e reja për viza për këto vende nuk është bërë publik, por sipas agjencive "Associated Press" dhe "Reuters" marrëdhënie e afërt familjare përfshin prindërit, bashkëshortët, fëmijët, dhëndrin, nusen, vëllain apo motrën që ndodhen në Shtetet e Bashkuara.

Çdo kategori tjetër lidhjesh familjare është e përjashtuar./VOA

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime