​Dasma e çiftit kosovar bëhet lajm
ndërkombëtar i mediave të sportit

​Dasma e çiftit kosovar bëhet lajm<br />ndërkombëtar i mediave të sportit
Faqja prestigjoze e lajmeve të futbollit ndërkombëtar “Goal.com”, ka publikuar një shkrim për një martesë të pazakontë në Kosovë.

Kaltrim Agushaj dasmën e tij me Edisonën, e shndërroi edhe në një lloj feste tifozësh, dhe ky ishte shkaku pse kjo dasëm u bë lajm në mediat sportive.

“Një pjesë e festimeve ishte përqendruar në dashurinë e dytë të Kaltrimit, Arsenalin”, shkruan Goal.com.

“Ishte ide spontane e shokëve të mi që të vinin në dasmë me fanella të Arsenalit. Ishte pakës befasi për të gjithë, por jam i lumtur sepse në fund të gjithë ishin të kënaqur. Jam fans i Arsenalit që 17 vjet, prej vitit 2000. Pa Arsenalin jeta ime nuk do të kishte kuptim”, ka thënë Agushaj.

Agushaj ka treguar për reagimin e të dashurës së tij, në momentin kur ka parë që fansa të Arsenalit të veshur me fanella kanë hyrë në sallën e dasmës.

“Reagimi ishte i çuditshëm sepse ajo nuk e priste. U befasua sepse ishte ditë e vecantë për të dhe për ne. Ishte dita e martesës dhe kjo ishte befasi nga shokët tanë, fansa të Arsenalit të cilët i kishim ftuar në dasmë. Ajo u pajtua dhe ishte e lumtur në fund”, tregoi ai.

“Fatmirësisht edhe ajo është fanse e Arsenalit. Nëse do të refuzonte, do ti flisja për këtë dhe në fund ne do të festonim në këtë mënyrë”, ka thënë Agushaj.

Në dasmën e Kaltrimit dhe Edisonës, përveç këngëve shqiptare, janë kënduar edhe këngë të fansave të Arsenalit, raporton Goal.com.

goal.com

goal.com

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën