Trajneri i kombëtares kuqezi, Xhani De Biasi në një intervistë për A1 Report shprehet se grupi ku bën pjesë Shqipëria në eliminatoret e botërorit “Rusi 2018” është shumë i fortë, por ai thotë se detyra e Shqipërisë është të tregojë kualitet në fushë. De Biasi thekson se, kur ekipi që ai drejton momentalisht do të ndeshjet me Italinë, ai do të bëjë tifozllëk për kuqezinjtë.
Mister De Biasi doja një koment të parë nga ju për shortin e Botërorit 2018, pasi luajmë edhe me Italinë tuaj?Po, por luajmë edhe me Spanjën, Izraelin, Maqedoninë dhe Lihtenshtejnin, luajmë me të gjitha këto skuadra jo vetëm me Italinë.
Çfarë mendon për grupin... është një grup i fortë?Është një grup shumë i fortë por edhe për faktin se është i tillë kemi detyrën që të tregojmë në fushë gjithë kualitetin tonë thyer parashikimin i cili e sheh Shqipërinë jo të kualifikuar në Botëror.
A kemi ndonjë shans për kualifikim?Pikë së pari mungon edhe një vit e gjysmë deri sa të nisi fushata kualifikuese. Në grup kemi skuadra që vitet e fundit kanë fituar Botërorin dhe janë shumë të vështira por ndeshjet duhen luajtur dhe një ndeshje nuk mund të humbet ende pa u luajtur.
Mister kur të luajmë kundër Italisë për kë do bëje tifo De Biasi?Patjetër që do bëj tifo për Shqipërinë.
Do jetë De Biasi në pankinën e Shqipërisë për kualifikueset e "Rusi 2018"?Kjo është një pyetje që i duhet bërë zotit Duka që është i vetmi që mund të japë një përgjigje.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?
-
Brenda 2030
59%
-
Pas 2030
30.5%
-
Nuk e di
10.5%
Vota total: 1688
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Futbollistët KuqeZi duhet merrnin flamurin e përdhosur shqiptar në Çeki, si Loriku në Serbi
12 Tetor, 18:19
-
Deputet tjetër socialist në SPAK / Spahiu: 3 arsye pse do vazhdojnë disa arrestime majtas
12 Tetor, 18:10
-
Spahiu: Duka të bashkojë një kampionat futbolli Shqipëri-Kosovë njësoj si liga Amerikë-Kanada
12 Tetor, 17:59
-
Tiranë/ Plagosje me thikë, një person i lënduar! Arrestohet autori
12 Tetor, 17:51
-
Spahiu: Mllefi politik dhe fetar kundër Turqisë, i financuar nga spiunazhi i Serbisë dhe i Greqisë
12 Tetor, 17:47
-
Spahiu: Partitë e reja të bashkohen dhe të nxjerrin një kandidat për kryeministër më të mirë se Berisha-Rama
12 Tetor, 17:38
-
Kriza ekonomike e Boeing, do të shkurtojë 17 mijë vende pune! 33 mijë punonjës në grevë prej një muaji
12 Tetor, 17:30
-
Reportazh/ Report TV me fermerët e grurit në ‘hambarin e Myqezesë’: Shteti na ka braktisur, punojmë për mbijetesë
12 Tetor, 17:21
-
Filmi ‘Prokurori’ shfaq premierën e episodit të parë në TOB, pjesë e serialit aktori i famshëm hollivudian Danny Glover
12 Tetor, 17:16
-
Uran Butka: Takimi im me Aranit Çelën më 1992, si më kërcënoi prokurori i komunizmit! Pjesë nga libri 'Polemika'
12 Tetor, 17:03
-
Qendra e emigrantëve në Gjadër/ Ministri i Brendshëm italian: Hapet javën tjetër, nuk do ketë prerje shiriti! Do ngjajë me paraburgimin por pa tela me gjemba
12 Tetor, 16:57
-
Golat e Zhegrovës dhe Krasniqit, Kosova thyen Lituaninë dhe merr 3 pikët! Fitorja e dytë rradhazi
12 Tetor, 16:57