​Dekriminalizimi, Manjani: Politika
të ndalë ‘ricilikimin’ e kriminelëve

​Dekriminalizimi, Manjani: Politika<br />të ndalë ‘ricilikimin’ e kriminelëve
TIRANE-“Viti që vjen është ftesë për Partitë Politike të ndalojnë "riciklimin" e personazheve që janë në detyra publike, por që në jetën e tyre kanë kryer një krim”.

Këtë mesazh ka përcjellë sot nga profili i tij në Facebook, ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, teksa ka vënë theksin tek dy alternativa. Sipas tij, ose do kthehet besimi tek politika e shteti, ose ky besim do të shkallmohet përfundimisht.
 
Përshëndetje,
"Dekriminalizimi" i institucioneve publike nga persona me të shkuar kriminale është tema që po mbyll këtë vit.
Përtej diskutimeve procedurale mbi dokumenta dhe të drejtat e njeriut një gjë mbetet: kemi ende persona,që në jetën e tyre kanë kryer një krim dhe që janë zgjedhur apo emëruar në një detyrë publike! Kjo ishte moralisht e papranueshme dhe tashmë është dhe ligjërisht e tillë!
Debati politik mbi çështje konkrete nuk ndihmon! Politika duhet vetëm të distancohet sot dhe të mos lejojë nesër (vitin e ardhshëm) penetrimin e "krimineleve" të rinj në funksione drejtuese!
Nuk bëhet dot as politikë e as shtet me funksionarë vulnerabel, pra të kapur peng nga e shkuara e tyre! I burgosuri nuk mund të bëhet gardian! Ai/ajo që fjalët "ç'a ke që sheh" i përdor rregullisht nuk mund të drejtojë asgjë, përveç egos personale!
Kështu që "dekriminalizimi" si koncept i veçantë ligjor pati një efekt.

Viti që vjen është ftesë për Partitë Politike të ndalojnë "riciklimin" e këtyre personazheve!

Janë dy alternativa:të kthejmë besimin tek politika dhe shteti, ose ta shkalljmojmë atë (besimin) përfundimisht!
Kam mendimin se të pastrit, të diturit, të drejtët, të përkushtuarit dhe punëtorët do kthejnë besimin!
Të tjerët të lënë në mes të rrugës!
Jam i bindur që viti 2017 do jetë viti i kthesës!
Kështu do ta gëzojmë vërtetë vitin që vjen!


(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Turqia në flakë, zjarret përhapen në provincën perëndimore të Izmirit! Evakuohen banorët

Turqia në flakë, zjarret përhapen në provincën perëndimore të Izmirit! Evakuohen banorët