Elsion Leskaj, 30 vjeç, banues në Delvinë dhe Zyber Leskaj, 27 vjeç, banues në Delvinë, u vunë në pranga në lagjen ''Papuçiu'', në Delvinë.
Të dy këta person sipas policisë, kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip ''Mercedes Benz'', në momentin kur janë ndaluar nga shërbimet e policisë dhe gjatë kontrollit në mjet u gjet edhe lënda narkotike.
Materialet hetimore janë referuar në Prokurori për veprën penale të ''Prodhim shitjes së narkotikëve''.
(Lënda narkotike e sekuestruar në makinën e dy të arrestuarve)
Njoftimi i plotë i policisë:
Sarandë
Vijon puna për evidentimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore autorët kryerës të veprës penale Prodhimi dhe shitja e narkotikëve !
Arrestohen në flagrancë dy shtetas!
Specialistët e Seksionit të Trafiqeve dhe Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijimësi të punës së vazhdueshme, për evidentimin/parandalimin dhe vënien para përgjegjësisë shtetasit të cilët kryejnë veprimtarinë e kundërligjshme të prodhim shitjes së narkotikëve, kanë arrestuar në flagrancë dy shtetas :
Elsion Leskaj, 30 vjeç, banues në Delvinë,
Zyber Leskaj, 27 vjeç, banues në Delvinë.
Të dy këta shtetas kanë qenë duke udhëtuar me automjetin tip ''Mercedes Benz'', në lagjen ''Papuçiu'', në Delvinë , në momentin kur janë ndaluar nga shërbimet e policisë dhe gjatë kontrollit që u kanë ushtruar në mjet, u kanë konstatuar një sasi prej 285 gram lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa.
Lënda narkorike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga policia.
Materialet hetimore janë referuar në Prokurori për veprën penale të ''Prodhim shitjes së narkotikëve'', parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com











