​Deputetja e PD: Ta tërheqim zvarrë
Taulant Ballën, ma lini mua!

TIRANE-Pas ‘të kap për zhelesh” e shqiptuar nga një grua demokrate, një tjetër pasuese hedh propozimin për krijimin e “aleancave për tërheqje zvarrë”.

Indinjohet deputetja demokrate Arbjola Halimi ndaj deputetit socialist Taulant Balla që merr në pyetje Sali Berishën mbi aferën e CEZ. Deputetja Halimi duke përdorur një foto profil të deputetit të ndjerë Azem Hajdari, shkruan një status me një fjalor të rëndë ndaj deputetit socialist.

“Aleanca për të tërhequr zvarrë Taulant Ballën për gjuhën enveriste të përdorur në Kuvend. Unë jam e para”, shkruan Arbjola Halimi duke bërë kështu për miqtë ne rrjetin social, Facebook dhe një propozim.

Realisht ishin të paktë ata që e miratuan propozimin e Halimit, ku si deputete në rrjete sociale dukej qartë se nuk gëzon mjaftueshëm ndjekës virtualë.

Gjuha e Halimit nuk është larg asaj të Jozefina Topallit që kur ishte kryeparlamentare kërcënoi në adresë të kampit socialist, “të kap për zhelesh e të qis përjashta”, por as shprehja “plumb ballit” që iu adresua po Taulant Ballës. Por në kujtesë vjen dhe shprehja e Mesila Dodës kur ishte pjesë e krahut të djathtë, kur pas ngjarjeve të 21 Janarit, kërcënoi një deputet socialist, ‘se e kap të var te palma para kryeministrisë”.

Edhe Arbjola Halimi duket se ka pasur modelet e duhur të të bërit politike në PD.

statusi i arbjoles
(d.b/Shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti