Një nga 20 fushat e veprimit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim të Europës (OSBE) është edhe Armë-Kontrolli. Në bazë të “Dokumentit të Vjenës të vitit 2011”, shtetet anëtare (nënshkruese të dokumentit) kanë detyrimin të presin tre vizita inspektimi në vit dhe një vizitë vlerësuese. Në të njëjtën kohë ato kanë të drejtën, që në përputhje me parashtrimet e dokumentit të Vjenës, të ushtrojnë tre inspektime dhe një vizitë vlerësuese në vendet anëtare të OSBE.
Edhe Shqipëria nga ana tjetër, si anëtare e OSBE që prej vitit 1991 dhe nënshkruese e “Dokumentit të Vjenës” e ka ushtruar të drejtën e saj duke kryer inspektime dhe vlerësime, e vetme ose në bashkëpunim me shtete të tjera. Inspektimi më i fundit është kryer në Republikën e Malit të Zi javën e kaluar, ndërkohë që më parë gjatë vitit (Mars 2015) me një ekip të përbashkët me Gjermaninë ka kryer inspektim në Serbi.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)