​Devoll, kontrabandoi 37 bagëti
nga Greqia, arrestohet 26-vjeçari

Një 26 vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Devool pasi u kap duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme nga Greqia në Shqipëri, si dhe duke kontrabanduar bagëti të imëta.

Bekim Hoxhallari, banues në Bilisht u arrestua në flagrancë në fshatin Vidhovë Devoll me 37 bagëti të imëta, të cilat i kishte kaluar në mënyrë të paligjshme duke përdorur kufirin e gjelbër.Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : "Kontrabanda me mallra të tjera" dhe "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror".

Njoftimi i plotë i policisë:
Devoll
Kapet duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme nga Greqia në Shqipëri, si edhe duke kontrabanduar bagëti të imëta.Arrestohet në flagrancë nga Policia Kufitare.
Specialistët e Sektorit të Hetimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :
Bekim Hoxhalli, 26 vjeç, banues në Bilisht.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 26.09.2017, në fshatin Vidohovë-Devoll, ky shtetas u kap në flagrancë me 37 krerë bagëti të imëta, të dyshuara si kontrabandë, të cilat i kishte kaluar në mënyrë të paligjshme duke përdorur kufirin e gjelbër, nga Greqia në drejtim të Shqipërisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : "Kontrabanda me mallra të tjera" dhe "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror" parashikuar nga nenet 174 e 297 të Kodit Penal.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Vijon i mbyllur prej borës Bypass-i i Murrizit në Rrugën e Arbrit! Aksi rrugor Peshkopi-Librazhd i kalueshëm me zinxhirë

Moti i keq/ Vijon i mbyllur prej borës Bypass-i i Murrizit në Rrugën e Arbrit! Aksi rrugor Peshkopi-Librazhd i kalueshëm me zinxhirë