​Dhjetëra-mijëra myslimanë
ikin nga Birmania brenda javës

​Dhjetëra-mijëra myslimanë<br />ikin nga Birmania brenda javës
Mbi 18,000 myslimanë Rohingya kanë ikur nga dhuna në rajonin Rakhine të Birmanisë, në më pak se një javë.

Organizata Ndërkombëtare për Migrim tha se ata kanë hyrë në Bangladesh, ndërsa mijëra të tjerë vazhdojnë të presin në kufi, thonë burimet lokale.

Dhuna ka shpërthyer pasi kryengritësit Rohingya kanë sulmuar disa stacione policore të premten e kaluar, duke nxitur më pas reagimin e ushtrisë birmaneze.

Kryengritësit thonë se duan të mbrojnë pakicën myslimane nga represioni shtetëror në Birmani.

Qeveria thotë se kryengritësit janë grup terrorist, liderët e të cilit janë trajnuar jashtë vendit.

Kryengritësit janë shfaqur për herë të parë në tetor të vitit 2016, kur kanë kryer sulme të ngjashme kundër policisë.

Edhe atëherë ka pasur ikje masive të myslimanëve.

Së paku 100 njerëz janë raportuar të vrarë në dhunën e fundit në Rakhine.

Liderja de facto e Birmanisë, Aung San Suu Kyi, ka mohuar se ka spastrim etnik kundër pakicës myslimane në Birmani, pavarësisht raporteve për abuzime./evropaelire

birmai
(Harta e pozicionimit të Birmanisë)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mjegulla mbulon Korçën dhe akset nacionale, policia apel shoferëve: Qarkulloni me shpejtësi të reduktuar

Mjegulla mbulon Korçën dhe akset nacionale, policia apel shoferëve: Qarkulloni me shpejtësi të reduktuar