Policia e Dibrës  ka proceduar penalisht 4 persona për ndërtime pa leje.
 
Në kuadër të zbatimit të masave për “Parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë”, janë goditur 4 raste të ““Ndërtimit pa leje”.
 
 Komisariati i Policisë Dibër ka vijuar kontrollet  për këtë qëllim, ku dhe ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve :

F.M, 61 vjeç,
 
H.P, 65 vjeç,
 
R.H, 67  vjeç,
 
E.H, 26 vjeç,  të gjithë banues në njësinë Administrative Kastriot, Dibër.
 
Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi këta shtetas  kanë ndërtuar  objekte, pa leje përkatëse.
 
Materialet hetimore i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Redaksia Online
A.Dr/Shqiptarja.com