DIBËR- Policia ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pasi kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme dhe kanë vjedhur gjashtë kafshë ngarkese në zonën e Tetovës në Maqedoni.
Aksioni i policisë nisi pasi më ditën e djeshme tre shtetas maqedonas, N.F, 45 vjeç, F.F, 26 vjeç, H.F, 41 vjeç, banues në Tetovë kanë bërë kallëzim penal pasi ju janë vjedhur e gjashtë kafshë transporti në pronësi të tyre dhe dyshonin se ishin vjedhur nga disa banorë të qarkut Dibër.
Policia e Dibrës ka bërë të mundur identifikimin e autorëve të vjedhjes, ku është arrestuar 24-vjeçari Isuf Dervishi, banues në Dibër dhe është shpallur në kërkim 36-vjeçari A. L., banues në Kukës, pasi janë futur ilegalisht në territorin Maqedonas dhe kanë vjedhur katër kuaj dhe dy mushka.
Policia bëri të mundur gjetjen e 5 prej kafshëve dhe kthimin e tyre tek pronarët. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale "Vjedhja" dhe "Kalimi i paligjshëm i kufirit”.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com