​Ditëlindja e Taulant Xhakës, urim
i veçantë nga vëllai i vogël Graniti

​Ditëlindja e Taulant Xhakës, urim<br />i veçantë nga vëllai i vogël Graniti
Lidhjen me familjen edhe pse ndodhet larg, Granit Xhaka e ka treguar herë pas here, sidomos me vëllain e tij më të madh Taulantin.
 
Sot Graniti ka një urim të veçantë për vëllain e tij pasi ai sot feston ditëlindjen, duke i dedikuar dhe një kolazh fotografish.  
 
“Vëllai im i dashur! Sot është një ditë e veçantë jo vetëm për ty, por për të gjithë ne. Sot ti mbush 26 vjeç. Unë të uroj nga zemra të bëhesh 100 vjeç, plot shëndet e shumë suksese në karrierë. Ti mendon se ne jemi larg, por me zemër unë jam çdo ditë pranë teje dhe kështu do të jetë gjithmonë. Do të mbështes gjatë gjithë jetës dhe dua të them që jam shumë krenar me ty. Je vëllai më i mirë në botë dhe të dua shumë. ”, ka shkruajtur në profilin e tij në Instagram Granit Xhaka.
 
xhaka

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve