​Dita e Rinisë, PD homazhe te busti
i Azem Hajdarit në Qytetin Studenti

​Dita e Rinisë, PD homazhe te busti<br />i Azem Hajdarit në Qytetin Studenti
Përfaqësues të lartë të Partisë Demokratike, deputetë, themelues dhe mbështetës së saj kanë zhvilluar homazhe pasditen e kësaj të enjte te busti i Azem Hajdarit, në Qytetin Studenti.
 
Në Ditën Kombëtare të Rinisë, homazheve i janë bashkuar edhe kryetari i PD, Lulzim Basha si dhe ish-kryeministri Sali Berisha.
 
Pas homazheve, ish-kryetari demokrat, Berisha, u shpreh gjatë një prononcimi për mediat se të rinjtë dhe studentët e '90-ës, u përballën me trimëri me diktaturën duke rrezikuar të paguanin çdo çmim për lirinë e shqiptarëve.
 
Berisha vlerësoi ish-kreun e Lëvizjes Studentore, Azem Hajdari, për të cilin tha se ia doli më 8 dhjetor të 1990-ës, sëbashku me të rinjtë, të përmbyste diktaturën komuniste dhe t'i çelte rrugë pluralizmit politik.  
 
"Azem Hajdari udhëhoqi ata qindra studentë të natës së 8 Dhjetorit të vitit 1990 dhe ditëve në vazhdim. Studentët që u bashkuan dolën në rrugë me një vendim i cili mund t'u kushtonte atyre çdo gjë të shtrenjtë që ka njeriu në jetë, por dolën në rrugë për të bërë këtë qytetet rinor të lirë dhe ata për 24 orë shndërruan Qytetin e Studentit në kështjellën e parë të lirisë së shqiptarëve. Në një hark kohor të shkurtër rrëzuan nomenklaturën, klikën e Ramiz Alisë, imponuan pluralizmin politik.
 
Duke soditur shtatoren e Azem Hajdarit, çfarë më erdhi në mendje? Më erdhi në mendje një paralelizëm i kundërt, aso kohe në çdo shesh mbillte tmerr dhe terror shtatorja e Enver Hoxhës, në atë kohë në çdo shesh mbillte shpresë dhe besim tribuni i lirisë Azem Hajdari, që do të shkonte nga jugu në veri dhe nga lindja në perëndim për të zgjuar ndërgjegjen e shqiptarëve të poshtëruar nga kulti i satanit"
, u shpreh Berisha.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai