Veç kësaj, kjo ditëlindje vjen mjaft e veçantë, kur vetëm Shqipëria tashmë ka marrë statusin e vendit të kandidatit në Bashkimin Europian, duke hapur dritën jeshile për çeljen e mëtejshme të negociatave për anëtarësim. Pas vendimit historik të 24 Qershorit nga vendeve anëtare të BE-së, për kryeministrin Rama ky përvjetor i sjell dhe një tjetër gëzim. Shefi i mazhorancës është në pritje të një fëmije me bashkëshorten e tij Linda Rama, fëmija i dytë për kryeministrin, pas djalit të tij nga martesa e parë, Gregorit.
Por 50 vjet për Ramën, nuk përkthehen në “plakje”. “Jam 18 vjeç me një eksperiencë 32 vjeçare”, - thotë kryeministri.
Rama pritje në kryeministri, të pranishëm edhe deputetët çamë
Në 50-vjetorin e tij kryeminsitri Rama ka zhedhur të bëjë një pritje në kryeministri me deputetë dhe ministra. A1 REPORT, mëson se të pranishëm në këtë pritje do të jenë edhe deputetët çamë
Rama falenderon për urimet: Po më kujtoni se s’jam i ri
Në këtë ditë të veçantë, Kryeministri Edi Rama falenderoi të gjithë ndjekësit e tij “online” për urimet që i kanë bërë për ditëlindjen. Në një postim në rrjetin social Tëitter Rama shkruan:
“ Faleminderit zemër për urimet e panumërta dhe pse më kujtoni papushim se s’jam më i ri”.
Rama: Jam 18 vjeç me një eksperiencë 32 vjeçare
Por ajo që është tërheq më shumë është fotoja e postuar nga kryeministri i cili sot është 50 vjeç.
“Nuk jam 50 vjeç, jam 18 vjeç me një eksperiencë 32 vjeçare”
Opozita
Por dhe kreu i opozitës ka uruar Ramën për ditëlindjen. Madje duke e dhënë urimin nga një takim në Kukës, ashtu sikurse bëri pak javë më parë kur Rama i uroi 40 vjetorin Bashës. “Meqë ka ditëlindjen, le t’i urojmë gëzuar nga Kukësi sipas zakoneve tona fisnike. Dikush kishte vënë re se është më i moshuari mes Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe shefit të opozitës. Këtë që është i vjetër, e më i vjetri, kush nuk e di, por kilometrazhin se kishte treguar deri tani, e paska dhe kilometrazhin”, tha Basha.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)