​Doda kujton Sokol Olldashin:
Paaftësi dhe egoizëm në PD

​Doda kujton Sokol Olldashin:<br />Paaftësi dhe egoizëm në PD
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda, ka kujtuar të ndjerin Sokol Olldashi, përmes një statusi në faqen zyrtare në “Facebook”. Doda “zbulon” gabimin e Olldashit, që sipas ishte vetëm një, besimi i një gare të ndershme dhe të paanshme në partinë e tij, PD. 

Duke kujtuar garën për kryetar të PD në vitin 2013, ku Sokol Olldashi humbi ndaj Lulzim Bashës, ish-deputetja demokrate, aktualisht Sekretare e Përgjithshme e PDIU, e cilëson atë garë thelbësisht të manipuluar dhe të njëanshme, që sipas saj, vazhdon të jetë e tillë edhe sot.

“Gabimi i Sokol Olldashit ishte vetem nje. Besoi se gara ne partine e tij do ishte e ndershme dhe e paanshme. Gara e dikurshme ishte thelbesisht e manipuluar dhe e njeanshme, deri ne telefonata personale tek kryetaret e antaret e PD dhe per fat te keq vazhdon te jete e njeanshme edhe sot...

Nuk di ç'vlere ka tani ky debat???? Tani çfaredo te thuhet apo te perpiqet te zbukurohet eshte e pamundur... e verteta eshte para syve te te gjitheve. Paaftesia dhe egoizmi kane zene vend ne krye e nuk shkulen me”, shkruan Doda.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri