Një 22-vjeçar shqiptar është përzënë nga Italia, pasi u cilësua si i rrezikshëm duke qenë që kishte  shfaqur simpati për Shtetin Islamik.

Ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minniti, ka firmosur për të 77-tën herë këtë vit një urdhër përzënieje nga vendi i tij.

Sipas medieve italiane i riu shqiptarë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte i njohur për policinë pasi më 26 shtator të vitit të kaluar ai kishte refuzuar ti tregonte dokumentet e identifikimit karabinierëve, duke bërtitur se ishte i ISIS-it.

22-vjeçari ishte vendosur pranë kishës Madonna dei Bagni dhe besimtarëve që hynin aty u kërkonte të konvertoheshin në feme Islame.

Të frikësuar nga situata, ata telefonuan karabinierët, të cilët djaloshi shqiptar i bëri të njëjtën ftesë për t’u konvertuar në mysliman.

Më pas ai i kisht errëfyer karabinierëve se duhej të ishte në arrest shtëpie, por kishte dalë sepse donte të shkonte në Romë, ku do t’i kërkonte edhe Papës të bëhej mysliman.

Për 22-vjeçarin ISIS ishte bërë një fiksim i vërtetë, duke u shndërruar në kërcënues dhe të rrezikshëm për sigurinë publike, konfirmuar nga episode të tjerë të regjistruar nga forcat e rendit gjatë mbajtjes së tij në qeli, ku shfaqte një tërheqje të fiksuar pas sferës religjioze.

Verifikimet e mëtejshme zbuluan kontakte me një eksponent të njohur të një objekti kulti, pranë ambienteve të ekstremizmit islamik, i cili ka kontribuar në radikalizimin e tij.

Për këtë arsye, pas nxjerrjes nga burgu më 23 shtator 2017, i riu shqiptarë u riatdhesua, duke u dërguar në Shqipëri me një avion nga Bolonja në Tiranë, me dekretin e firmosur nga ministri i brendshëm italian për motive të sigurisë së shtetit.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com