​Doshi rrëfen mesazhin e Ramës
sulmon Bushatin: Ka lindur i zi

​Doshi rrëfen mesazhin e Ramës<br />sulmon Bushatin: Ka lindur i zi
Tom Doshi ka reaguar pas marrjes së mandatit në Shkodër. Nëpërmjet një konference për shtyp, ai tha se Kryeministri Rama e ka uruar për fitoren dhe se premtimet e tij kanë mbështetjen e Ramës për mandatin katër vjeçar.

Për ministrin Ditmir Bushati tha se “ai ka lindur i zi dhe s’ka pse ta komentojë”.

Deputeti Tom Doshi, premtoi se do të mbështeste Vllazninë në sezonin e ardhshëm, që të formojë një skuadër të mirë ndryshe nga 5 vitet e fundit.

“Unë e mora i vetëm mandatin dhe me shumë faktorë kundër meje duke tentuar të më dëmtojnë. Çfarë nuk është bërë, janë blerë 3 vota 1mln lekë të vjetra apo 100 euro. Bëra gabim që bëra atë miting sepse i furi frikën kundërshtarëve dhe morën masa. Prisja një rezultat edhe më të mirë”, tha Doshi.

Tom Doshi u shpreh i kënaqur për ndarjen e Edi Ramës me Ilir Metën, të cilin e quajt i”kancer” për qeverinë.
 
“Fat i madh që PS arriti të fitojë qeverisjen vetëm. Unë i kam thënë Edi Ramës që nuk ka qenë kryeministër, me atë kancer që ka pas, me Ilir Metën dhe me gjithë ato parti që i kërkonin drejtori. Unë nuk I kërkoj asgjë Edi Ramës vetëm të bëjmë këto premtime që i kam dhënë Shkodrës”
 
Tom Doshi arriti që ta bëjë PSD-në parti të tretë në Shkodër, duke ia kaluar edhe LSI me të cilën ka një sfidë personale. Në konferencën për shtyp pas shpalljes së rezultatit, deputeti i Shkodrës u duk se do t’i bashkohet në votime Partisë Socialiste nëse merr mbështetje nga Edi Rama për akcizën e duhanit dhe për ujësjellësin e Shkodrës.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......