​Douglas Costa drejt Torinos
nesër kryen testet mjekësore

​Douglas Costa drejt Torinos<br />nesër kryen testet mjekësore
Bayern Munich dhe Juventus arrijnë akordin për mesfushorin e krahut bavarez, Douglas Costa.

Ai do të transferohet te Bardhezinjtë në formë huazimi me vlerë 6 milionë euro dhe në skadim të huazimit, torinezët kanë të drejtë blerje për shifrën e 40 milionë eurove.

Braziliani hasi vështirësi për t ̓u aktivizuar gjatë vitit 2016-2017, edhe pse ai numëroi 23 prezenca duke regjistruar 4 gola dhe 6 asiste.

Juventusi ka ndërmarrë një fushatë aktive nënshkrimesh për sezonin e ri futbollistik 2017-2018, duke blerë përfundimisht Juan Cuadradon nga Chelsea, Rodrigo Bentacur nga Boca Juniors dhe Medhi Benatia nga Bayern Munich.

Mungesa e brazilianit në krah të sulmit gjerman është kompensuar me huazimin e lojtarit të Real Madridit, James Rodriguez. Ai do të qëndrojë për dy vjet vjet në Allianz Areana dhe operacioni u ka kushtuar bavarezëve 10 milionë euro.

Pavarësisht zërave që flisnin për një kalim të mundshëm të Costa-ës tek Totenham, në fund çdo gjë është qartësuar me huazimin e tij në Torino.
Doouglas Costa është aktivizuar në 77 ndeshje gjatë dy viteve tek skuadra e Bayernit,ndërsa aventurën në Evropë ai e nisi me ukrainasit e Shakhtar Donetskut ku luajti për 5 vite (2010-2015).

Redaksia Online
D.V/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën