​Drejtonin automjetin të dehur
dy të arrestuar në Elbasan

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të dy personave të cilët u kapën duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Të ndaluarit janë Harun Murrani, 57 vjeç dhe Njazi Alla, 38 vjeç.
 
Shtetasi Njazi Alla është ndaluar në aksin rrugor Elbasan – Librazhd, në fshatin Mengel pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
 
Ndërsa Harun Murrani, është ndaluar në Lagjen “Shënkoll” pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin  në gjendje të dehur.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

‘Nuk më pëlqejnë burgjet belge’, kreu shqiptar i një bande në Britani nuk pranon deportimin: Kam djalin dy vjeçar këtu

‘Nuk më pëlqejnë burgjet belge’, kreu shqiptar i një bande në Britani nuk pranon deportimin: Kam djalin dy vjeçar këtu