DURRËS-Një nxënës i shkollës 9-Vjeçare, ‘Bedrie Bebeziqi”, Durrës ka mbetur i plagosur me thikë pas një zënke.

Ngjarja është shënuar paraditen e sotme jashtë ambienteve të shkollës, pas një sherri të nxënësit mes djem më të rritur se vetja, jo pjesë e shkollës "Bedrie Bebeziqi'. 

Dyshohet se autorët janë nxënës të shkollës 9- vjeçare Jusuf Puka, e cila ndodhet 50 m larg shkollës "Bedrije Bebeziqi".

I mituri i identifikuar si A. Sulejmani i ka marrë plagë në krah dhe në shpatull me mjet prerës, tip thike ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

plagoset nxenesi durres
Vendi pranë shkollës ku u plagos nxënësi

plagosje durres
Oficeret e policise ne shkollen ku studjonte i mituri

plagoset nxenesi durres
Shkolla ku studion i mituri

Gazetari Artur Korriku përcjell detaje nga vendngjarja. Sipas tij, sherri është zhvilluar, mes 2 djemve dhe nxënësit. Grindja ka nisur në një lagje pranë shkollës, dhe më pas dy djemtë e kanë ndjekur deri pranë shkollës ku dhe e kanë plagosur nxënësin.

Policia në vendgjarje po punon për zbardhjen e ngjarjes si dhe është vënë në kërkim të dy djemve që plagosën nxënësin.

(d.b/Shqiptarja.com)