KAVAJË - Policia e Kavajës ka ndaluar dy persona, pasi gjatë kontrollit fizik iu janë gjetur armë zjarri dhe një thikë. Ndërkohë, pas verifikimit të bërë, njëri prej dy të ndaluarve ka rezultuar person në kërkim, për vjedhje.
 
Të ndaluarit janë Gëzim Bizhdili, 34 vjeç, dhe Hamid Skuqi, 36 vjeç, ky i fundit i shpallur në kërkim më parë. Të dyve iu janë gjetur në makinë një pistoletë, një pushkë model 56, një thikë, si dhe një palë pinca, për prerje gardhi.
 
Komunikata e Policisë:
Më datë 04.01.2017, rreth orës 14:05, Shërbimet e Komisariatit të Policisë së Kavajës në bashkëpunim me Komisariatin e Rrogozhinës, në afërsi të stadiumit të Kavajës, kanë ndaluar automjetin tip "Volkswagen", ku pas kontrollit fizik të personave në brendësi dhe të automjetit kanë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
 
- një armë zjarri tip pistolet
- një armë zjarri automatike model 56
- një armë të ftohtë, thikë
- një palë pinca për prerje gardhi

arrestimi kavaje
arrestimi kavaje
arrestimi kavaje

Menjëherë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
 
• Gëzim Bizhdili, 34 vjeç.
 
• Hamid Skuqi, 36 vjeç, i shpallur në kërkim për vjedhje
 
Shtetasit e lartë përmendur po udhëtonin në automjetin tip "Volkswagen", automjet ky në pronësi të shtetasit Gëzim Bizhdili, ku në bagazhin e automjetit është gjetur një armë zjarri automatike dhe një palë pinca për prerje gardhi, si dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit Hamdi Skuqi, në brez i është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një thikë.
 
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Hamid Skuqi është i shpallur në kërkim policor, pasi është autor i dyshuar i vjedhies së datës 30.12.2016, në banesën e shtetasit G. H., ku janë marrë disa krerë bagëti.


d.i./Shqiptarja.com