Zërat që qarkullojnë se protesta po përpiqet të organizohet në një lëvizje politike, s’janë vetëm thashetheme. Një prej organizatorëve, Ilir Xhemalaj, shprehet për “Repolitix” në Report Tv se një përpjekje e tillë ekziston.
Protestuesit kanë dhe një kërkesë konkrete që çdo forcë politike që do të drejtojë Tiranën, duhet të ketë në thelb protestën. Partisë Demokratike i kërkohet të heqë dorë nga kandidatët e komisionerët. Ndërsa sa për një kandidat të mundshëm, do të preferonin një që vjen nga radhët e intelektualëve.
Ilir Xhemalaj: Çdo forcë politike sot që do të fitojë bashkinë e Tiranës duhet se s’bën të ketë në brendësinë e saj elementin e protestës. Pa elementin e protestës, asnjë nga forcat që është aktualisht e ka shumë të vështirë që vetëm të marrë bashkinë e Tiranës. Ka një përpjekje për të krijuar një lëvizje nga studentët dhe protestues të ndryshëm, por që akoma është e pakonkretizuar dhe në fazat e para të saj. Kërkesa që i është bërë PD nëse ajo dëshiron të fitojë bashkinë e Tiranës është të heqë dorë nga kandidatët, komisionerët, jo në mënyrë zyrtare. Nuk ka një kokë kjo protestë dhe nuk ka për të pasur. Aty janë disa fraksione të ndryshme që mendojnë gjithsecili në atë idenë e vet që ata kanë më të mirën për të ecur përpara. Deri në momentin që finalizohet bashkimi i këtyre grupeve, mund të themi që kemi një forcë politike, që ka shumë mundësi të fitojë.
-Dua një profil të kandidatit që ju keni.
Ilir Xhemalaj: Ne mendojmë që pedagogët, profesorët shqiptarë janë shumë të mirë.
Lajmi kryesor:
‘Lufta Veliaj-Rama nisi që prej arrestimit’, Duraj: Kryeministri ndërhyri në pushtetin vendor, kryetari e kuptoi lojën kur u dha vendimi i Gjykatës së Lartë







