Kryeministri Edi Rama në një prezantim ne Facebook që ai i bëri eskavatorëve në Portin e Durrësit, është komentuar nga miqtë virtualë ku njëri e ka quajtur, ‘gomar’.
Suprizë ishte përgjigja e Ramës që tia kthen: “Gomari është një kafshë e mirë pune, ndërsa injoranti është një njeri i keq llafesh”.
Një tjetër nuk ngurron dhe e quan ‘mashtrues’.
“Ah ti je kokrra e mashtrusit pse pikerisht tani para zgjedhjeve, kto jan makina të rrënimit të ktyre deleve e ke aty”.
Edi Rama: Baca Sokol, mos bre burre mos u korit faqe dynjasë tuj fol marrina!
Duke qenë se prezantmi i eskavatorëve u bë në Portin e Durrësit ku sapo kishin mbërritur 61 mjete të rënda, dikush i kritikoi kryebashkiakun e Durrësit, dhe nuk vonoi as përgjigja e Ramës.
"Akoma ti mo 2017 mburresh ne keto gjera, ka ecur para bota apo ben reklam kot. Shiko se mos te rezohet Vangjushi dhe thyhen qafen".
Kryeministri ia kthen,"Mos i'a qaj hallin Vangjushit se bie gjithnje ne kembe ai. Sa per boten qe ka ecur para e di edhe une, po qe te behemi si bota duhet te vleresojme punen dhe duhet ta kuptojme te gjithe qe gur mbi gur behet muri! Respekte".
Replikat e Rames me qytetaret ne Facebook
Qytetari: Të jeni të sigurtë që këto mjete nuk mjaftojnë as për një fshat me Lezhë, psh se asht ba kasaphanë e madhe kto 25 vjet
Edi Rama · Te jesh i sigurt se keto mjete mjaftojne per aq shume sa s'te shkon mendja! Imagjino, ne 25 vjet Shqiperia mori gjithsej nga jashte 56 eskavatore te perdorur per kete pune ku me i riu, ka ardhur ne vitin 2001, ndersa vetem sot hyjne ne frontin e punes 61 te rinj fringo😀
Qytetari: Mire se e pastron me skavator po ku ku do e lini dheun e pastruar se nuk keni mare mjete te transportoni dheun keto duhet te shkojne bashke
Edi Rama · Mos ki merak Becks kur e mendon ti duke pare facebook, ji i sigurt se e kemi menduar mire edhe ne qe merremi me kete pune perdite😀 Respekte
Qytetari: Mir e ke se po afrohen votimet tani. Me aq premtime sa keni ne prag votimesh do ish ber fshati me mir se qyteti.
Edi Rama: Te japesh mendime nuk eshte njesoj si t'i japesh shqelma atij jastekut te karatese😂 Keshtu qe suksese me karatene po per mendimet te duhen lexime jo jasteke😀
Qytetari: I dashur Ministeret mos gënjeni ne nuk kemi uje per Te pire mjafton nje sy te hedhesh vetem ne per pallatet Ka vetem bolera larete
Edi Rama: O adash, eskavatoret jane per ujin ne parcele jo per ujin ne pallat😀
Qytetari: O Kryeminiser i partise time. A enjeh realitetin i bujqesise apojo? Bujqesia eshte katandisur si kurre me keq. Boo me perralla se bujqit jane ngopur
Edi Rama · Xhavit e njoh mire realitetin e bujqesise dhe prandaj s'merrem me perralla po me pune te perditshme per t'i ndihmuar bujqit! Respekte dhe pune te mbare andej nga je e kur vish ne Shqiperi me lajmero te te them ku te shkosh per t'i pare ndryshimet😀
Qytetari: Po afrohen votimet. Sh ka ba per shqiptaret ky.dhe tani po i mashtron perseri.
Edi Rama: Nje individ mund te mashtrohet po nje popull kurre, keshtu qe mos u'a qaj hallin shqiptareve Alban se jane shume me te mençur se sa çfare i kujton kush flet si ti! Ah, edhe diçka, mos e degjo shume Shqupin se te merren mendte😀
Qytetari: Sa ma shpejt duam te te shohim te fillimi i puneve te Rruges se Arberit. Ka mos besim te dibranet se kjo behet per fushate.
Edi Rama : Kane shume te drejte se i kane shaluar me rrena 25 vjet!
Qytetari: Vazhdo keshtu se popullit ike kthyer besimin por ke akoma shum pune .se na mbyti korrupsjoni ku do qe shkoj do fusim doren .ne xhep suksese dhe ne 2018.
Edi Rama: Ku per shembull ta kane futur ty doren ne xhep konkretisht?
Qytetari: Ça sektori thotë ky gomar ...ku ka bujqesi durrsi ..por do pa kjo pun do pyt se kujt ja ka ble atp flotë ..me siguri vangjyshit..
Edi Rama: Gomari eshte nje kafshe e mire pune, ndersa injoranti eshte nje njeri i keq llafesh😀
Qytetari: Po ky spo esht i zoti tpastroj qent tufa tufa naper qytet . Do pastroka kanalet dhe do choka uj ne chdo parcel . Kur ne fshatrat skan shpiat uj jan akoma me puse si nkoen e skenderbeut .
Edi Rama: Bledar, ujin po e chojm ne chdo parcel rri pa merak fare dhe kur flet mundohu t'i kalosh fjalet permes trurit jo direkt ke maja e gjuhes😀 Respekte
Qytetari: Akoma ti mo 2017 mburresh ne keto gjera, ka ecur para bota apo ben reklam kot. Shiko se mos te rezohet Vangjushi dhe thyhen qafen
Edi Rama:· Mos i'a qaj hallin Vangjushit se bie gjithnje ne kembe ai 😀 Sa per boten qe ka ecur para e di edhe une, po qe te behemi si bota duhet te vleresojme punen dhe duhet ta kuptojme te gjithe qe gur mbi gur behet muri! Respekte
Qytetarja me ermin Rea: Shpejt u kujtuat per fshatin!! 👎. Genjeshtra genjeshtra! Ishalla zgjohet ky popull ndonjehere.
Edi Rama: Rea, paske edhe emrin e bukur te vajzes tone, me vjen keq qe mendon se populli po fle dhe ti je zgjuar! Populli nuk fle kurre Rea dhe sa per fshatin, a jemi kujtuar a s'jemi kujtuar, e tregojne shume gjera po e tregojne edhe 2 mije kilometra kanale qe kemi pastruar dhe 40 mije hektare qe deri dje nuk ujiteshin prej cerek shekulli! Keshtu qe genjeshtra ka shume po duhet t'i kerkosh gjetke dhe urimet me te mira per suksese ne mesime 😀
Qytetarja: Edi Rama faleminderit per urimin, jam e sigurt qe nqs shteti do bente me shume per te rinjte e vendit, madje dhe per ata qe skane karta antaresie, do kishim shume sukses te gjithe. Duke filluar qe nga sistemi arsimor te cilit ju i thurrni shume lavde por ne realitet eshte krejt e kunderta, dhe duke vazhduar ne krijimin e mundesive per punesim ne te ardhmen. Fat te mbare :)
(Foto ilustruese)
(d.b/Shqiptarja.com)