Regjisori Michael Mann është plagosur aksidentalisht me armë zjarri në një poligon qitjeje në Los Anxhelos.
Regjisori i njohur Michael Mann qëlloi veten në këmbë teksa po vendoste një pistoletë në këllëf në një poligon qitjeje në West Los Angeles.
Arma u shkrep aksidentalisht dhe e plagosi në kofshën e majtë. Regjisori u lëndua lehtë dhe më pas mori ndihmë mjekësore në spital.
Personeli i poligonit i dha ndihmën e parë, përpara se ambulanca ta transportonte në një spital lokal, ku ai mbërriti në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
Michael Mann është i njohur për filma si “Heat”, “Collateral” dhe “Ferrari”.











Komente
Komento