​Ekipi nis fushatën në Fier pa
Bashën, u sëmur pas mitingut

​Ekipi nis fushatën në Fier pa<br />Bashën, u sëmur pas mitingut
FIER-U ndje keq pas mititngut për hapjen e fushatës elektorale në Tiranë, Basha nga mjekimi në spital qëndron në shtëpi me regjim shtrati, ndërsa ekipi sipas axhendës vijon programin.

Ekipi i Lulzim Bashës në Qarkun e Fierit u prezantua sot paradite në Divjakë, Lushnjë dhe Roskovec duke pasur si kryefjalë, “Fitoren më 25 Qershor të Republikës së Re”.

“Ne po i shohim në sy njerëzit dhe do i përfaqësojmë ata. Garancia jonë është që do dialogojmë derë më derë me të gjithë shqiptarët. Pa fasadë por vetëm duke takuar qytetarin e thjeshtë që në datën 25 Qershor ka në dorë armën më të fuqishme, votën”, tha Enkelejd Alibeaj.

“Duhet të ndëshkojmë me votë që nesër të kemi një qeveri që nuk fut njerëzit në burg”, tha Myslim Murrizi.

Jakup Beqiri tha se ai do çojë zërin e qytetarëve në parlamentin e Republikës së Re.

Genc Pollo u shpreh se vota për Partinë Demokratike do të jetë garanci për një Shqipëri pa kriminalitet dhe pa drogë. “Do mbyllet një kapitull turpi dhe do hapim një një kapitull për një republikë vlerash”, tha Pollo.

Basha është ndier keq pas mitingut dhe sëbashku me shumë pjesmarrës në miting i janë drejtuar spitalin francez në QSUT për mjekim.

[gallery]22477[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari